×
  • Extra
  • Art/Kulturë

    Hardh Fest 2025, 3 ditë me momente unike

    Reporteri
    02 Maj 2025 | 23:18

    Festivali më i njohur në vend, Hardh Fest, në edicionin e radhës rikthehet “Për kokërr t’qefit” me 5, 6 dhe 7 shtator të vitit 2025.

    Pas një edicioni jubilar jashtëzakonisht të suksesshëm në vitin 2024, edhe sivjet kthehemi me traditën e festivalit, pra rritja e qëndrueshme nga viti në vit.

    Hardh Fest 2025 premton nje super edicion dhe do të vijë me shumë risi, një nga kryesoret është se festivali është pa bileta.

    Festivali është i veçantë, me aktivitete të vazhdueshme që kultivojnë e kujtojnë traditën dhe kulturën rahovecase për të gjithë vizitorët, promovon verërat, rrushin dhe produktet tjera lokale, duke i kurorëzuar të gjitha këto të mira me muzikë LIVE në fund.

    Festivali kontribuon në promovimin dhe zhvillimin ekonomik të Rahovecit dhe Kosovës.

    Festivali mbahet nën patronatin e kryetarit te komunës, Smajl Latifi dhe perkrahjen e Komuna e Rahovecit dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Sponsor Gjeneral BPB, Partner i festivalit: Stone Castle vineyards and winery, sponsor ekskluziv Vuse, Coca-Cola.

    Për line-up të artistëve dhe aktivitetet tjera do të informoheni me kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!