Prizreni bëhet sërish kryeqyteti i rock-ut dhe blues-it në korrik!
Nga data 11 deri më 13 korrik 2025, qyteti historik dhe i bukur i Prizrenit do të pulsojë në ritmet e muzikës live me edicionin e tretë të Rock n Blues Fest, një nga festivalet më të dashura dhe më autentike të skenës muzikore shqiptare.
Ky super edicion do të mbahet në ambientet e ITP Prizren – ish baza e KFOR-it gjerman, një hapësirë inovative që tashmë është shndërruar në pikën më atraktive për evente kulturore dhe artistike në rajon.
Line-up-i i këtij viti është thjesht spektakolar:
* Elita 5 – Yjet e festivalit dhe krenaria e rock-ut shqiptar
* Jericho – Me një performancë shpirtërore që bashkon rock-un dhe alternativën
* Eugent Bushpepa – Një ndër artistët më unikë të rock-ut dhe metal-it në skenën shqiptare
* Stanley Jordan Quartet – Me tingujt magjikë të Jimmy Hendrix dhe improvizime jazz-rock
* Queenmania – Rikrijojnë live emocionin e Freddie Mercury dhe legjendës Queen
* Gripin – Me ritmet origjinale nga skena rock e Turqisë
* Minatori – Një nga bendet më legjendare shqiptare, rikthehen fuqishëm në skenë
* Mentor Haziri & Band – Këngë që kanë lënë gjurmë në memorien e publikut
* Beska & All Star Band – Tinguj të fuqishëm me interpretim të pasur muzikor
Drejtori i festivalit, Hekuran Gashi, ka treguar se edhe këtë vit hyrja është plotësisht FALAS, dhe festivali pritet të mbledhë mbi 5000 vizitorë çdo natë.
Por, muzika është vetëm një pjesë e magjisë!
Gjatë tri netëve të festivalit, vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë ushqimin e mrekullueshëm tradicional të Prizrenit, duke filluar nga qebapët e famshëm, pitet me spinaq, salsiçet e pjekura dhe ëmbëlsirat autentike të qytetit.
E gjithë kjo, shoqëruar me birrë të ftohtë, krijon një atmosferë që nuk përshkruhet – thjesht duhet ta përjetoni.
Ejani në Prizren, bashkohuni me energjinë e qytetit, dhe bëhuni pjesë e Rock n Blues Fest 2025 – një festival që nuk ofron vetëm muzikë, por emocion, shije dhe kujtime që zgjasin!