×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    ​7 pacientë me Covid-19 nga Shqipëria po trajtohen në Spitalin e Gjakovës

    Reporteri
    21 Nëntor 2021 | 12:39

    Në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës, në trajtim spitalor nga Covid-19, janë 7 pacientë nga Shqipëria.

    Në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës ( ShSKUK), në trajtim mjekësor janë 42 pacientë, prej tyre 12 të konfirmuar me Covid-19 dhe 32 të tjerë post-covid. Me oksigjeno-terapi janë 12 pacientë, kurse nuk ka pacientë në mjekim intensiv.

    Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

    Klinika Infektive, 3 pacientë

    Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë, post-covid

    Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë

    Spitali i Gjakovës, 7 pacientë

    Spitali i Pejës, 2 pacientë

    Spitali i Ferizajt, 2 pacientë

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!