Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë tërheqjen publike të shortit për renditjen e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione.
Me 12 qershor testit do t’i nënshtrohet regjioni i Prishtinës, me 13 qershor regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit, me 14 qershor regjioni Prizrenit dhe Gjakovës, ndërsa me 15 qershor regjioni i Pejës dhe Mitrovicës. Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se beson që do të ketë rezultate të mira në këtë testim
“Shpresojmë që edhe këtë vit do të kemi një mbarëvajtje të mirë të testit. Dobësitë e vogla që kanë ndodhur vitin e kaluar, këtë vit i kemi eliminuar. Përveç ndarjes në katër regjione, këtë vit janë bërë disa ndryshime edhe tek lëndët, ku nxënësit kanë pasur mundësi të zgjedhin vet lëndën zgjedhore”, tha ai.
“Ditën e mbajtjes së testit do të jemi të angazhuar dhe presim një mbështetje nga të gjitha DKA-të. Shpresoj që do të dalim me rezultate të mira dhe me rezultate reale”, vijoi ministri. /Kp
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.