Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave ka bërë të ditur nga raportet e sotme të qendrave operatve emergjente 112 të orës 19.00, në të gjithë territorin e Kosovës gjendja pas të reshurave të shiut paraqitet e qetë dhe pa rrezik për vatra zjarri.
Nehat Koqinaj, zëdhënës i kësaj agjencie, ka bërë të ditur për KP se njësitë profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit në të gjithë vendin janë në monitorim të situatës dhe gatishmërisë për reagim eventual.
“Qendrat Operative Emergjente 112 në gjashtë rajonet e Kosovës përcjellin situatën 24/7 dhe koordinojnë ndihmën autoriteteve lokale në rast kërkese për ndihme nga niveli qendror”, ka thënë ai.
Ndryshe, numri emergjent për raportim nga ana e qytetarëve është 112 pa pagesë dhe është në dispozicion 24 orë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.