Kosova nuk mund ta formojë Tribunalin Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve serbe, derisa nuk është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Për këtë, burime të Top Channel brenda qeverisë kanë treguar se është duke u diskutuar mundësia që t’u kërkohet ndihmë shteteve mike, Shqipërisë dhe Kroacisë.
Pas mbledhjes së fakteve, Kosova mund t’ia dorëzojë dokumentacionet këtyre shteteve të cilat duke u bazuar në to, nga Këshilli i Evropës mund të kërkojnë krijimin e Tribunalit. Por, kundër kësaj ideje po del shoqëria civile. Loxha thotë se mundësia më e mirë është gjykimi krimeve serbe përmes gjykatave të vendit dhe Prokurorisë Speciale.
Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga Ambasada e Shqipërisë dhe Kroacisë, nëse deri tani ka gatishmëri për të bashkëpunuar për këtë çështje, por nuk janë përgjigjur.
Derisa Kuvendi ka vazhduar me procedurat e brendshme, si krijimin e një komisioni shtetëror për mbledhjen e fakteve dhe përpilimin e dokumentacioneve të nevojshme për krijimin e tribunalit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.