×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Haradinaj kujton të rënët e Izbicës: Kosova s’do ndalet së kërkuari drejtësi

    Reporteri
    28 Mars 2021 | 10:19

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e Izbicës, njëzetedy vite më parë, të cilët u vranë nga forcat serbe.


    Në këtë masakër u ekzekutuan 147 shqiptarë të parmatosur, si pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë, ka shkruar Haradinaj.

    ‘Kosova nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi!

    Në Izbicë, njëzetedy vite më parë, 147 shqiptarë të paarmatosur, u ekzekutuan mizorisht, si pjesë e planit për zhdukjen e qenies tonë.

    Ne kurrë nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi, për fëmijët, për gjyshërit, për motrat e vëllezërit tanë.

    Ne gjithmonë do të përulemi me admirim para sakrificës së tyre.

    Lavdi’, është shprehur Haradinaj në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!