Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, e ka përkujtuar vëllain e tij të ndjerë, Enver Haradinajn.
Në përvjetorin e vrasjes së tij, kryeministri Haradinaj është shprehur se vëllai i tij triumfoi në luftë e u nda nga jeta në liri.
“Në luftë sfidove disa herë vdekjen në fushëbetejë, por ajo, padrejtësisht të rrëmbeu në agun e lirisë. Ne ende vazhdojmë luftën për t’ia dhënë lirisë dimensionin e drejtësisë. Pusho i qetë në tokën e Kosovës, vëlla! RH”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/photos/a.228559177268504/1717377895053284/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCRU_XHjX1pX2TjBWgVZdMl06Rjwk3QYpDbOgWlAcToG00nbJJSAYO9VM6AmyDHPh-DzumzCQw-NX7DZZZSnQVvD_LGvke1Kok7Y8c0OwReY3j_J8dBBFAzkwyf1EM_dD8M2-kRGNHayoGLAOD2AC4FCUm0aUZTL9o4UP2Q3AVkIWEJ7lbcMlVg8xkhZUJ6wRIBi_stxQ95UjRyb5Ic_7UCmtLhvTjk6K6NFqGLME6UabI1FAoswvTNCOqN9DhtPAyuh90r1Mx0Zkc13ur3guHaqgyArPw0JvDL-QwZW7pso95yp4JL6M4oouotorv5LGJRIIn_IUSYedNumNjgdn4ctg&__tn__=-R
Vrasja e Enver Haradinajt, ndodhi në prill të vitit 2005 rreth orës 14.55 minuta, në afërsi të fshatit Raushiq, në magjistralen Pejë-Deçan. Kjo ishte vdekja e tretë në këtë familje.
Dy vëllezër të familjes Haradinaj janë vrarë gjatë luftës (Shkëlzen dhe Luan Haradinaj), ndërkaq dy të tjerë në kohën kur u vra Enveri gjendeshin në qelitë e burgut , njëri i arrestuar me akuzë të Tribunalit të Hagës për krime lufte, ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe tjetri, Daut Haradinaj atëkohë i dënuar me 5 vjet e gjysmë burg po ashtu për krime lufte.