×
  • Lajme
  • Lajme

    ​LDK mblidhet sot, vendos për mandatarin për kryeministër

    Reporteri
    23 Prill 2020 | 7:59

    Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbledhë sot Këshillin Drejtues për të biseduar rreth emrit për mandatarin për kryeministër.


    Këtë lajm e bëri të ditur dje kreu i LDK-së, Isa Mustafa, pas takimit konsultativ me presidentin Hashim Thaçi, ku tha se qeveria e udhëhequr nga LDK-ja do të jetë qeveri e përbërë nga figura të pastra.

    “Ne nesër (sot)do të kemi kryesinë e LDK-së që do të bisedojmë për mandatarin do të konsultojmë këshillit të përgjithshëm. Do të marrim miratimin e tyre, meqenëse se tani nuk kemi mundësi të thërrasim do të flasim në mënyrë elektronike. Në momentin që e përfundojmë këtë, pastaj edhe një cikël do të vazhdojmë me partneret dhe do shohim për të argumentuar te presidenti se e kemi këtë shumicë”, tha ai.

    Krahas kësaj Mustafa para gazetarëve tha se qeveria e ardhshme do të merr obligimet që i takojnë në dialogun me Serbinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!