×
  • Lajme
  • Lajme

    ​Naim Maloku ftohet nga Specialja, refuzon ftesën për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore

    Reporteri
    10 Korrik 2019 | 14:08

    Ish eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Naim Maloku është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit.


    Këtë e ka bërë të ditur vetë Maloku përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, shkruan Reporteri.net.

    Maloku ka njoftuar se është ftuar nëpërmjet telefonit në gjuhën sllovene, por që ka bërë të ditur se nuk do të mund të udhëtojë për në Hagë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

    Postimi i Malokut në Facebook:

    Bashkëluftëtarë te mi, familjar dhe miq! Ju njoftoj qe sot, përmes telefonit dhe ne gjuhen sllovene, jam kontaktuar nga Gjykata e Hages me ftese qe te paraqitem ditët ne vijim per intervistim ne cilësinë e dëshmitarit. Ju njoftoj gjithashtu qe është hera e pare qe une kontaktohem nga kjo Gjykate. Njoftova Gjykatën qe per shkak te gjendjes se renduar shëndetësore une nuk mund te udhëtoj per atje. Angazhimi im ne përpjekjet e popullit tim per liri, i kurorëzuar me te qenit oficer i larte ne te shejten UÇK, me ben te ndihem krenar tere jeten duke lene trashëgiminë me te çmuar per pasardhësit e mi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!