Ka filluar takimi i Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës rreth COVID-19.
Aty do të shqyrtohet situata epidemiologjike në vend lidhur me koronavirusin, ku pritet të vendosen masa të reja.
Takimi po mbahet i mbyllur, pas përfundimit do të ketë konferencë për media.
Është raportuar se propozimet në këtë takim do të jetë mbyllja e Prishtinës gjatë ditëve të vikendit, pasi shifrat më të larta me Covid janë shënuar ditët e fundit në kryeqytet.
Këto masa të reja i ka paralajmëruar gjatë ditës së djeshme edhe vet ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj..
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.