Një 50 vjeçar nga fshati Libovec i Gjakovës është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë pa shenja jete.
Sipas policisë, viktima është dërguar në spital nga vëllai i vet. Ndërkohë, patrulla iu ka përgjigjur rastit.
“Sipas mjekut viktima ka arritur në spital pa shenja jete dhe ka një lëndim në kokë. Dëshmitarët – familjarët e viktimës kanë deklaruar se të njëjtin e kanë gjetur të shtrirë në oborr poshtë ballkonit të katit të parë nga dhoma e fjetjes (në lartësi rreth 3 metra). Në vendngjarje kanë dalur patrullat policore”.
“Sipas familjarëve nuk ka pasur telashe me askënd dhe nuk kanë dyshime në dikë. Është njoftuar prokurori kujdestar me urdhër të tij rreth orës 11:20 trupi i pajetë është tërhequr nga mjekësia ligjore për t’u dërguar në obduksion. Viktima e moshës 1971 nga fshati Lipovec”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.