×
  • Lajme
  • Lajme

    1 i vdekur dhe 62 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 15:04

    1 i vdekur dhe 62 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.


    Këto shifra kanë dalë nga gjithsej 528 mostra sa janë testuar gjithsej, shkruan Reporteri.

    IKSHPK njofton edhe për 85 të shëruar në 24 orët e fundit.

    Aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus në vend është 1.754

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.

    Njoftimi i plotë:

    85 TË SHËRUAR DHE 62 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 528 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 62 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
    Mbani higjienën!
    Respektoni distancën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!