×
  • Lajme
  • Lajme

    1 mijë e 572 raste aktive me coronavirus në Kosovë

    Reporteri
    27 Shtator 2020 | 17:06

     47 raste të reja me coronavirus u shënuan në 24 orët e fundit në Kosovë, kurse 113 pacientë që ishin të infektuar janë shëruar.


    IKSHP njofton se numri i rasteve aktive është 1 mijë e 572.

    Në raportin 24 orësh, IKSHPK njoftoi se kanë vdekur tre pacientë të prekur me COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    Numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 622 raste të vdekjes.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste.

    IKSHP ju ka bërë thirrje qytetarëve ta mbulojnë  gojën dhe hundën me maskë, të mbajnë higjienën dhe të respektojnë distancën. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!