×
  • Lajme
  • Lajme

    1 mijë e 748 vaksina të administruara në 24 orët e fundit në Kosovë

    Reporteri
    19 Nëntor 2021 | 15:04

    Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve, 1 mijë e 748 vaksina janë administruar në Kosovë.

    Sipas këtij njoftimi numri i vaksinave të administruara deri tani është 1 milion e 602 mijë e 881.
    Ndërsa, 754 mijë e 229 persona janë vaksinuar me dozën e dytë të vaksinës.

    “Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.748 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës. Deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, thuhet nga Ministria e Shëndetësisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!