×
  • Lajme
  • Lajme

    1 mijë e 853 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 7:53

    615 persona në Kosovë kanë vdekur shkak i infektimit me koronavirus.


    Ndërsa, nga 13 marsi kur edhe janë paraqitur dy rastet e para të të infektuarve me COVID-19, numri i rasteve pozitive me këtë virus ka shkuar në 15 mijë e 142 raste.

    Në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), tregohet se deri më tani 12 mijë e 674 persona janë shëruar nga virusi korona.

    Vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur 79 raste të reja me COVID-19 dhe janë shëruar 104, kurse është raportuar për dy raste të vdekjes.

    E numri i rasteve aktive është 1 mijë e 853 raste.

    Derisa kanë publikuar të dhënat, IKSHPK ka shkruar edhe se “Situata epidemiologjike me COVID-19 paraqitet stabile me tendencë të rënies ne javët në vazhdim, si rezultat i zbatimit të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publik. Gjatë dy javëve të fundit kemi rënie të dukshme të numrit të rasteve 44%”.

    “Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 596 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 79 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika e Pulmologjisë, QKUK dhe 1 rast nga Spitali rajonal Pejë). Numri total i rasteve pozitive është 15.142 raste nga 62.607 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 615 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 104 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.674 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.853”, bëhet e ditur nga IKSHPK.

    Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 23 raste, komuna Vushtrri 9 raste, komuna Gjakovë 8 raste, komuna Gjilan 7 raste, komuna Lipjan 5 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Fushë Kosovë 3 raste, komuna Kaçanik 3 raste, komuna Mitrovicë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Viti 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Pejë 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Malishevë, Podujevë, Skenderaj dhe Suharekë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!