×
  • Lajme
  • Lajme

    1 mijë e 872 të vdekur, mbi 13 mijë raste aktive me Covid-19

    Reporteri
    01 Prill 2021 | 7:01

    Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se dje kanë vdekur 14 persona të prekur me Covid-19, duke e çuar numrin në total në 1 mijë e 872 persona që kanë humbur betejën me virusin në vendin tonë.


    Ndërsa numri i rasteve aktive me coroonavirus është rritur në 13 mijë e 804, pasi veç dje ishin 923 raste aktive.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 771 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 74.754 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.804, shkruan Reporteri.net.

    IKSHP thotë se numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të masave.

    “Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore”, thotë IKSHP.

    IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

    Rekomandimet e Institutit:

    1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;

    2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;

    3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;

    4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;

    5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke reduktuar edhe kohën e punës gjatë ditës.

    IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprenë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!