×
  • Lajme
  • Lajme

    10 anasteziologë dhe 10 infermierë të QKUK-së infektohen me COVID-19

    Reporteri
    05 Nëntor 2020 | 21:08

    Dhjetë anesteziologë dhe 10 infermierë në Klinikën e Anesteziologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.


    Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtor i Klinikës së Anesteziologjisë në QKUK, Nehat Baftiu.

    “10 anestesiologë dhe 10 infermierë janë të infektuar. Gjendja e tyre është e mirë, ashtu po na thonë kur po flasim me telefon”, tha Baftiu.

    Ndryshe, sot në Kosovë u konfirmuan raste rekord të infektimeve. Për 24 orë u konfirmuan 661 të infektuar dhe 6 të vdekur nga koronavirusi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!