×
  • Lajme
  • Lajme

    10 të shëruar nga Coronavirusi sot në Kosovë, në total 138

    Reporteri
    22 Prill 2020 | 23:30

    Instituti i Shëndetit Publik ka njoftuar se edhe 10 persona të infektuar me koronavirus në Kosovë janë shëruar plotësisht. 


    Me këto 10 raste, numri total i të shëruarve në Kosovë shkon në 138, shkruan Reporteri.

    Ndërkohë, për krahasim nga dita e djeshme kur numri i të infektuarve ishte vetëm gjashtë, sot janë konfirmuar 26 raste të reja duke çuar numrin total të të infektuarve në 630.

    Vlen të theksohet se kryeqyteti sonte nuk ka ka shënuar asnjë rast me koronavirus, gjersa të gjitha rastet e konfirmuara janë raste kontakti. Po ashtu asnjë rast nuk është shënuar as në Malishevë, për ditën e shtatë me radhë.

    Numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë është 18, mes tyre edhe një grua shtatzënë./Reporteri.net

     

     

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!