Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë se në Kosovë nuk ka ndodhur ndryshimi, por vetëm ndërrimi i pozicioneve të njerëzve.
Hajredin Kuçi, në RTK, ka thënë se në Kosovë ka ndodhur një ndërrim i pozicioneve të njerëzve, por jo një ndryshim substancial.
Tutje ai ka theksuar se qytetarët kanë për ta kërkuar PDK’në.
“Në Kosovë nuk ka ndodhur ndryshim, por mendoj ka ndodhur ndërrim i pozicioneve të njerëzve. Do të shihet që ky ndërrim nuk është ndryshim. Përkundrazi, besoj që do t’i kërkojnë njerëzit e PDK’së shumë shpejt”, ka thënë Kuçi.
Në fund ai ka thënë se ndryshimi nuk është substancial dhe se ky ndryshim do të vijë me PDK’në.
“Nuk ka ndryshim në kuptim substancial. Ndryshimi do të mund të vijë me PDK’në”, është shprehur Kuçi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.