×
  • Lajme
  • Lajme

    10 vjet nga zbarkimi i parë i FSK-së jashtë Kosovës

    Reporteri
    05 Janar 2020 | 13:10

    Ndihmat dhe reagimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhënë viktimave pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 në Shqipëri, e ka ngritur lartë reputacionin e kësaj force sigurie, që prej një viti kur ka hyrë në rrugën për t’u shndërruar në ushtri profesioniste.


    Nëse kthehemi pas në historinë e FSK-së shohim se për herë të parë kur FSK-ja kishte dalë jashtë kufijve të Kosovës, ishte po ashtu në Shqipëri.

    Pikërisht sot, bëhen 10 vjet nga zbarkimi i parë i Forcë së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, zbarkim ky që pati ngjarë në prefekturat e Shkodrës dhe Lezhës, ku zona të tëra qenë përmbytur nga uji pas reshjeve të shumta dhe daljes nga shtrati të lumenjve e rrjedhave të tjera ujore.

    Më 5 janar 2010 një kontingjent i FSK-së i përbërë nga Njësia e Kërkim Shpëtimit, Policia e FSK-së, togu i transportit dhe ekipet mjekësore, të komanduar nga Major Ejup Maqedonci, patën evakuuar dhe shpëtuar qindra njerëz nga përmbytjet.

    Ky intervenim ka pas shumë rëndësi meqë ishte hera e parë që FSK-ja dilte jashtë shtetit, çka pati nxitur shumë reagime dhe kundërshti atë kohë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!