×
  • Lajme
  • Lajme

    100 euro për personin që e gjen qenin që u dogj nga të rinjtë në Mitrovicë

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 13:17

    Një veprim i turpshëm ka ndodhur nga dy të rinj mitrovicas, veprim i cili edhe është xhiruar me telefon.


    Në video e cila është shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se si dy të rinj i vënë flakën një qeni, i cili nga tmerri ikën me vrap, shkruan Reporteri.net.

    Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe një organizatë suedeze që operon në Kosovë, duke thënë se ngjarja është raportuar në polici. Madje kjo organizatë qytetin e Mitrovicës e quan vendin më të keq në botë.

    Tutje në njoftim e organizatës suedeze thuhet se ata dëshirojnë që qenin ta gjejn prapë dhe ofrojnë 100 euro për personin i cili mund ta gjejë qenin.

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!