×
  • Lajme
  • Lajme

    100 mijë doza të vaksinës Pfizer do të mbërrijnë në Kosovë deri në fund të majit

    Reporteri
    12 Maj 2021 | 13:10

    Edhe 100 mijë doza të vaksinës “Pfizer”, kundër koronavirusit, do të mbërrijnë në Kosovë deri në fund të muajit maj, nëpërmjet iniciativës “COVAX”, ka bërë të ditur UNICEF-i në Kosovë.


    Të mërkurën në vend erdhën edhe 38 mijë doza të vaksinës “AstraZeneca”, duke e çuar në 62 mijë numrin e dozave të kësaj vaksinës, së ardhur përmes “COVAX-it”. Pos tyre në vend kanë ardhur edhe rreth 8 mijë doza të vaksinës “Pfizer” si donacion i Bashkimit Evropian.

    Dozat e deritashme të “AstraZenecas” të ardhura në Kosovë janë pjesë e kontingjentit të parë të madh për periudhën shkurt-maj prej 10 mijë e 800 dozave. Pos kësaj UNICEF-i, në një njoftim për media, ka thënë se kontingjenti i radhës, prej 100 mijë e 620 dozash të vaksinës “Pfizer”, do të arrijnë në Kosovë deri në fund të muajit maj.

    Në vend deri tani janë vaksinuar rreth 30 mijë qytetarë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!