×
  • Lajme
  • Lajme

    1026 intervenime të zjarrfikësve për gjashtë muaj

    Reporteri
    13 Korrik 2019 | 23:07

    Në gjashtë muajt e parë të këtij viti, zjarrfikësit kanë intervenuar në 1026 raste të zjarrit.


    Krahasuar me vitin e kaluar ky numër është më i madh.

    Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka, tha se gjatë këtyre muajve, marsi ka qenë më problematik për shkak të thatësirës.

    Zeka ka folur edhe për kapacitetin aktual të zjarrfikësve i cili thotë se është në kundërshtim me ligjin.

    “Për momentin i kemi 98 zjarrfikës, plus i kemi pesë të Fushë Kosovës të cilët punojnë në kuadër të Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës. Sipas ligjit që është në 1500 banorë një zjarrfikës, Prishtina duhet t’i ketë së paku 200 të tillë, pasi brigada jonë i mbulon edhe tri komuna tjera”, ka thënë Zeka.

    Zjarrfikësit apelojnë të mos ndizen zjarret në tokat bujqësore, pas korrje shirjeve.

    Ndryshe, Zeka tha se kanë mbetur 17 vende të lira për zjarrfikës, për të cilat shpreson të hapet konkursi shumë shpejt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!