×
  • Lajme
  • Lajme

    12 mijë e 864 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

    Reporteri
    25 Nëntor 2020 | 8:25

    Në Kosovë, numri i rasteve aktive me COVID -19 është 12.864 persona, që nga 13 marsi kur janë shfaqur rastet e para numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 35.549 njerëz.


    Ndërsa të shëruar janë 21.746 pacientë dhe kanë ndërruar jetë 939 persona si pasojë e koronavirusit.

    Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës (IKShPK) bën të ditur se numri i të prekurve gjatë ditës së djeshme me COVID-19 ishte 609 individë, të shëruar ishin 350 njerëz.

    Brenda 24 orëve të fundit janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

    Rastet e vdekjes janë nga komunat: Suharekë 3 raste (83,76, 68 vjeç), Prizren 2 raste (62, 57 vjeç), Deçan 1 rast ( 70 vjeç), Kamenicë 1 rast ( 63 vjeç), Junik 1 rast (56 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 83 vjeç), Obiliq 1 rast (75 vjeç), Pejë 1 rast ( 66 vjeç), Prishtinë 1 rast (69 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (67 vjeç)./Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!