Zëdhënësi për media në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti, ka bërë të ditur numrin e punëtorëve shëndetësorë që janë të prekur me Covid-19 në Kosovë.
Sipas tij, 12 mjekë janë prekur me Covid-19 në institucione shëndetësore, 4 mjekë janë sëmurë jashtë institucioneve shëndetësore.
Ai këto i bëri të ditur me anë të një grafikoni të publikuar në rrjetin social Facebook, ku më tej del se 16 infermiere janë prekur në institucion shëndetësor dhe 2 jashtë institucioneve shëndetësore.
Kujtojmë se 608 është numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, 18 kanë vdekur dhe 128 janë shëruar. Instituti i Shëndetit Publik ende nuk ka publikuar rezultatet e mostrave të testuara sot.
https://www.facebook.com/faik.hoti.14/posts/10158293379040816
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.