×
  • Lajme
  • Lajme

    13 mijë e 763 raste aktive me COVID në Kosovë

    Reporteri
    13 Prill 2021 | 6:59

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 345 raste të reja me coronavirus, duke çuar numrin e rasteve aktive në 13 mijë e 763 raste aktive


    Nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 1996 persona.

    Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82 mijë e 582.

    Edhe pse gjendja është rënduar ditëve të fundit, Shërbimi Spitalor Klinik Universitare i Kosovës ka deklaruar se në QKUK ka shtretër dhe hapësira të mjaftueshme për trajtimin e pacientëve të infektuar me këtë virus.

    “Zyra për medie e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, njofton se falë punës dhe angazhimit të vazhdueshëm të menaxhmentit dhe përkushtimit nga stafi shëndetësorë është arritur të krijohen hapësira të mjaftueshme për trajtim të pacientëve që kanë nevojë për spitalizim në klinikat e QKUK-së”, thuhet ndër të tjera në reagim.

    Përveç Klinikës Infektive, nga ky shërbim njoftojnë se janë krijuar hapësira me shtretër edhe në Klinikën Infektive 2 ( Mjekësi Sportive), po ashtu në Klinikën Infektive 3 (Interno), por edhe në Klinikën e Pulmologjisë dhe Mjekimin Intensiv-Covid.

    “Të gjithë pacientët që kanë nevojë për trajtim spitalor mund të shtrihen për trajtim në QKUK, ka hapësira dhe shtretër të mjaftueshme. Lajmet e postuara, se kinse nuk asnjë vend të lirë në QKUK nuk qëndrojnë dhe se QKUK ka ekipet mjekësore 24-orë që ofrojnë trajtim për pacientët me Covid“, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!