×
  • Lajme
  • Lajme

    13 raste me koronavirus sot në Kosovë

    Reporteri
    03 Dhjetor 2021 | 15:01

    Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me COVID-19. Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 13 raste pozitive.

    Ministria e Shëndetësisë njofton edhe për 9 të shlëruar në 14 orët e fundit.

    Dje janë dhënë 1.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Njoftimi i plotë:

    03 Dhjetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
    ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.999 doza të vaksinës kundër COVID-19.
    ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.621.804 doza të vaksinës.
    ℹ Deri më sot 764.443 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
    ℹ Nga 1.162 testime, 13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
    ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
    ℹ Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.820. ℹ Në total numri i rasteve aktive është 324
    ➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!