×
  • Lajme
  • Lajme

    13 zyrtarë policorë i bashkohen Njësitit të Mbrojtjes së Afërt

    Reporteri
    08 Dhjetor 2023 | 16:47

    Sot, më datën 08 dhjetor 2023, në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, pas trajnimit 12 javorë nga instruktorë të Policisë së Kosovës të certifikuar ndërkombëtarisht, u mbajt ceremonia e diplomimit për 13 zyrtarët policorë të cilët përfunduan trajnimin për Njësinë e Mbrojtjes së Afërt.

    Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Hoxha, Kastriot Jashari nga AKSP, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së.

    “Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua drejtori i PK-së kolonel Hoxha, i cili uroi zyrtarët për përfundimin e këtij trajnimi ndër më sfiduesit në Policinë e Kosovës si dhe në të njëjtën kohë i inkurajoi që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi”, thuhet në njoftim.

    Gjatë këtij kursi janë certifikuar edhe 3 instruktorë nga FSK-ja edhe AKI –ja./Repoteri.net/ 

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!