×
  • Lajme
  • Lajme

    132 të infektuar e 3 të vdekur nga COVID-19 gjatë një jave në Kosovë

    Reporteri
    01 Nëntor 2021 | 19:53

    COVID-19 po vazhdon të jetë i pranishëm në Kosovë, ashtu si në mbarë botën.

    Përderisa në vendet tjera ka ende numër të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi, në Kosovë situata duket të jetë më e qetë krahas muajve të kaluar.

    Për një javë, të infektuar me COVID-19 në Kosovë janë raportuar 132 raste, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Teksa, kanë vdekur tre qytetarë.

    Sipas njoftimit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit 5 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19, nga 1.115 testime.

    Gjatë këtyre 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

    Janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.360.

    MSH-ja po ashtu ka ftuar qytetarët që të vaksinohen kundër koronavirusit.

    “Shumica e qytetarëve jetojnë brenda pesëmbëdhjetë kilometrave nga Qendra më e afërt e vaksinimit kundër Covid-19. Mbrojtja nga simptomat e rënda të sëmundjes dhe nga vdekja për shkak të Covid-19 është e shpejtë, e thjeshtë dhe falas. Vaksinohu!”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

    Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.566.251 doza të vaksinës anti-COVID. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!