Në Spitalin e Pejës janë duke u trajtuar 65 pacientë të prekur me koronavirus, ku 14 prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Spitali i Pejës ka publikuar raportin ditor të pacientëve të prekur me koronavirus.
Sipas njoftimit, aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 65 pacientë me koronavirus, ku 14 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Po ashtu nga 65 pacientë, 45 janë në oksigjeno-terapi dhe dy janë në respirator.
Njoftimi i plotë, pa ndërhyrje:
6 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 65 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 2 janë në Respirator, 45 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 14 pacientë janë në gjendje më të rëndë.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 228 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 2 lindje normale dhe 3 me prerje cezarianr. Kanë lindur 5 foshnje, të gjithë të gjinisë mashkullore.
216 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,904 analiza, ndërsa janë kryer 4 operacione.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 133 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 97 Rëntgena, 21 EHO dhe 15 CT-ja.