Në Kosovë situata epidemiologjike me virusin COVID-19 po vazhdon të jetë e përmirësuar dhe shumë më stabile sesa muajin e kaluar.
Edhe gjatë 24 orëve të fundit, numri i pacientëve të shëruar me koronavirus ishte më i lartë sesa i rasteve të reja, shkruan lajmi.net.
Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 580 persona të dyshuar për virusin COVID-19 dhe vetëm 46 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Gjatë ditës së fundit, në Kosovë nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes.
Numri total i rasteve pozitive është 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 625 raste të vdekjes.
Në anën tjetër, numri i të shëruarve nga koronavirusi me 62 rastet e fundit ka shkuar në 13,554 raste.
Kështu, në Kosovë kanë mbetur aktualisht edhe 1441 raste aktive. /
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.