×
  • Lajme
  • Lajme / 15 kamionët "RheinMetall"

    15 kamionët gjermanë për FSK-në, Kurti: Mbrojtje e siguri për shtetin tonë

    Reporteri
    12 Mars 2024 | 17:00

    Në Kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), “Adem Jashari” në Prishtinë, gjatë ditës së sotme u inaugurua Qendra Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike në Kosovë.

    Në po këtë ditë FSK-ja u furnizua edhe me 15 kamionë multifunksionalë të firmës gjermane “RheinMetall”.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një postim në Facebook, ka bërë të ditur se 10 nga ta janë blerë nga buxheti i shtetit, ndërsa pesë të tjerë janë donacion.

    “Modernizimi dhe fuqizimi i ushtrisë sonë, janë qenësore drejt objektivit për anëtarësim në NATO”, ka shkruar mes tjerash Kurti në Facebook.

    Postimi i plotë:

    Mbrojtje e siguri për shtetin tonë.

    Pas inaugurimit të Qendrës Shtetërore Trajnuese për Siguri Kibernetike, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtënant Bashkim Jashari pamë nga afër flotën e kamionëve ushtarakë multifunksional RheinMetall MAN HX2, 8X8 të cilët i janë shtuar arsenalit të ushtrisë.

    Kamionët ushtarakë RheinMetall MAN HX2 janë prodhim gjerman, ku nga 15 gjithsej, 10 janë blerë me buxhet të shtetit, ndërkaq pesë janë donacion.

    Modernizimi dhe fuqizimi i ushtrisë sonë, janë qenësore drejt objektivit për anëtarësim në NATO.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!