Prokuroria Themelore në Shkup i dërgoi nga një gjob tre shqiptarëve të këtij qyteti të cilët dy netë më parë nuk respektuan orën policore. Që të tre u dënuan me nga 5 mijë euro secili.
“Të pandehurit më 13 prill rreth orës 22:00, në Singelic të Shkupit, u gjetën jashtë shtëpive të tyre, duke shkelur kështu Vendimin për Ndalim dhe Regjim të Veçantë të Lëvizjes”, kishte thënë Porkuroria.
Pas udhëzimeve të prokurorit publik, Ministria e Brendshme po punon për të identifikuar personat e tjerë që dolën në rrugët e Singelic në 13 prill për të protestuar dhe shkelur orën policore.
Pasi që Ministria e Brendshme të dokumentojë të gjithë ngjarjen penale-juridike dhe të paraqesë kallëzime penale, Prokuroria Themelore Publike Shkup do të veprojë me përparësi në përputhje me Ligjin për Procedurën Penale, thanë Prokuroria. /Reporteri.net