×
  • Lajme
  • Lajme

    15 vjeçarja që u sulmua seksualisht nga polici në Kamenicë ishte me probleme mentale

    Reporteri
    21 Prill 2021 | 16:39

    Një Polic i Njësisë së Trafikut Rajonal te Gjilanit është arrestuar sot nga IPK me dyshimin se ka sulmuar seksualisht me një 15 vjecare me probleme mentale në Kamenicë.


    Reporteri.net nga burime të veta mëson se polici i arrestuar është Remzi Shillova nga Kamenica.

    Ai dyshohet se sulmuar seksualisht me të miturën e cila sipas burimeve të gazetës ka probleme mendore.

    Hetuesit e IPK’së në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, dhe me leje të Gjykatës kanë hetuar policin duke aplikuar masat e fshehta.

    Deri te arrestimi i policit ka ardhur pasi janë siguruar provat dhe materialet tjera që dëshmojnë se i njëjti kishte kryer marrëdhënie seksuale me të miturën.

    Pas arrestimit, mësohet të jetë bastisur edhe shtëpia e policit.

    ndërkohë arrestimin e tij e ka konfirmuar edhe Inspektorati Policor i Kosovës.

    “Departamenti i Hetimeve ditë më herët kishte pranuar një informacion sipas të cilit dyshohej se një zyrtar policor (i Njësisë Rajonale të komunikacionit rrugor në Gjilan) kishte kryer veprën penale “sulm seksual”. Në koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan hetuesit e IPK-së kanë filluar procedurën hetimore që ka përfshirë edhe autorizimin e përdorimit të masave të fshehta të hetimit”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

    Si rezultat i veprimeve hetimore janë siguruar dëshmi në bazë të të cilave dyshohet se zyrtari policor ka kryer veprën penale të “sulmit seksual” dhe i njëjti dyshohet se ka pasur marrëdhënie seksuale me viktimën e këtij rasti (një e mitur).

    Bazuar në këto dyshime, sot në orët e pasdites është arrestuar zyrtari policor (i cili ishte jashtë detyrës zyrtare) dhe me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

    Përveç arrestimit, si pjesë e procedurës administrative i dyshuari (zyrtari policor) është suspenduar deri në përfundim të hetimit.

    Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës të prokurorisë Themelore në Gjilan.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!