×
  • Lajme
  • Lajme

    15 vjet më parë, Gjermania e njohu Kosovën shtet

    Reporteri
    20 Shkurt 2023 | 15:15

    20 shkurti i 2008-ës shënon një datë të rëndësishme në marrëdhëniet Kosovë-Gjermani. Veç tre ditë më pas, shteti gjerman e njohu vendin tonë shtet. E pikërisht sot, pas një dekadë e gjysmë të njohjes së mëvetësisë Gjermania e ka kujtuar këtë moment.

    Ambasada e saj në Kosovë e ka shpërndarë edhe letrën me të cilin është bërë njohja.

    Ajo i ishte dorëzuar presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu, nga shefi i atëhershëm Karl-Albrecht Wokalek.

    Po ashtu Kosova dhe Gjermania, shënojnë edhe 15-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

    “15 vjet më parë, shefi i atëhershëm i Zyrës Ndërlidhëse në Prishtinë, Karl-Albrecht Ëokalek ia dorëzoi Presidentit Fatmir Sejdiut letrën zyrtare në të cilën Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës dhe u vendosën marrëdhëniet diplomatike mes dy shteteve” , thuhet në shkrimin e Ambasadës.

    Ambasada thotë se Gjermania është falendëruese për raportet që ka ndërtuar me Kosovën dhe kosovarët.

    “Derisa festojmë përvjetorin e 15-të të raporteve tona diplomatike mes Kosovës dhe Gjermanisë, ne jemi falënderues për partneritetin e ngushtë në shumë fusha dhe miqësinë e vërtetë, të bazuar në vlera të përbashkëta dhe lidhje të ngushta mes popujve tanë”, shkruan Ambasada.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!