×
  • Lajme
  • Lajme / 1 prill 2009

    15-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare

    Reporteri
    01 Prill 2024 | 8:39

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 15 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ka thënë se është një ndër datat më të rëndësishme të historisë kombëtare.

    Ai ka falënderuar shtetet aleate teksa ka thënë se Shqipëria gjatë këtyre 15 viteve në NATO “ka sjellë më shumë siguri për vendin, rajonin dhe hapësirën Euroatlantike.”

    “Shqipëria do të vijojë të jetë e palëkundur që, së bashku me aleatët, të mbrojë lirinë e të kontribuojë për një botë në paqe”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

    Shkrimi i plotë i tij:

    Data e 1 prillit të vitit 2009 jetësoi vizionin Euroatlantik të shqiptarëve për të qenë pjesë e Aleancës politiko-ushtarake më të fuqishme të kohës sonë.

    Ky anëtarësim realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar, duke e kthyer atë te përkatësia e vet perëndimore, e mishëruar që në filozofinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, si strateg i aleancës së parë politiko-ushtarake me Perëndimin.

    Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare.

    Mirënjohës ndaj popullit shqiptar, SHBA-ve dhe aleatëve, të cilët mundësuan realizimin e këtij anëtarësimi.

    Shqipëria në këto 15 vite në NATO ka sjellë më shumë siguri për vendin, rajonin dhe hapësirën Euroatlantike.

    Krenar për efektivët e Forcave tona të Armatosura, si dhe vajzat e djemtë shqiptarë në misionet paqeruajtëse dhe operacionet e NATO-s, si: Afganistan, Irak, Bosnjë, Kosovë, Bullgari, Letoni dhe Deti Egje.

    Shqipëria do të vijojë të jetë e palëkundur që, së bashku me aleatët, të mbrojë lirinë e të kontribuojë për një botë në paqe.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!