×
  • Lajme
  • Lajme

    5 muaj burg për personin që kërcënoi gazetarin Vehbi Kajtazi

    Reporteri
    04 Nëntor 2024 | 12:40

    Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Driton Dobruna për kanosjen e gazetarit Vehbi Kajtazi, duke e dënuar me 150 ditë burgim.

    Për kërcënimin ndaj gazetarit Vehbi Kajtazi, i akuzuari Driton Dobruna u dënua me 150 ditë burgim.

    Aktgjykimi u shpall sot nga Gjykata Themelore në Prishtinë, raporton Betimi për Drejtësi.

    Gjykatësi Dibran Jusufi bëri të ditur se të akuzuarit i ndërpritet masa e paraburgimit, ndërsa dënimi ndaj tij do të ekzekutohet në afat prej 15 ditëve pasi që ky aktgjykim të bëhet i plotfuqishëm.

    Prezent në seancën e sotme nuk ishte i akuzuari Dobruna dhe as prokurori i rastit Paulin Pashku, ndërsa mori pjesë i dëmtuari Kajtazi.

    Në seancën e shqyrtimit fillestar, më 1 nëntor 2024, i akuzuari Dobruna e kishte pranuar fajësinë se përmes mediave sociale e ka kanosur Kajtazin.

    Sipas aktakuzës, Dobruna gjatë kërcënimit ndër të tjera i kishte shkruar Kajtazit se: “Do të lyej me benzinë, ne të dy do të takohemi, e unë e ti së bashku në ferr”.

    Dobruna ishte arrestuar pas raportimit të kanosjes derisa i ishte caktuar edhe masa e paraburgimit më 11 tetor 2024.

    Ndërkohë, AGK-ja kishte kërkuar reagim të organeve të drejtësisë për Dobrunën dhe gjithë ata që kërcënojnë gazetarët

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!