Ka përfunduar mbledhja e kabinetit qeveritar që sot është mbajtur në Prevallë.
Pas mbledhjes kanë folur dy zëvendëskryeministrat Avdullah Hoti e Haki Abazi.
Ata kanë thënë se mbledhja e sotme ishte jashtëzakonisht produktive. Zëvendëskryeministri Abazi ka thënë se kanë përfunduar procesin e planit qeverisës dhe se programi do të jetë publik shumë shpejt, shkruan Reporteri.net.
“Kemi pasë një ditë jashtëzakonisht të frytshme me diskutime jashtëzakonisht mirë të përgatitura. Kemi përfunduar procesin e planit qeverisës dhe kemi përcaktuar kornizën e punës për prioritetet. Programi shumë shpejtë do të jetë në qeveri”, ka thënë ai.
Abazi ka treguar se sa u ka kushtuar qëndrimi i sotëm në një nga hotelet e Prevallës. Sipas tij kostoja ishte 150 euro, sa ka kushtuar salla ku kanë qëndruar përgjatë ditës.
“150 euro salla ku kemi qëndruar gjatë gjithë ditës. Për pjesën tjetër është një drekë e thjeshtë që e kanë konsumuar ministrat bashkë me stafin. Ne jemi munduar të zgjedhim një vend brenda Kosovës dhe ku mund të zhvillojmë punë produktive”, ka thënë ai. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.