Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot në mëngjes kontigjentin prej 152 pjesëtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilët janë nisur drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në programin e avancuar të trajnimit JRTC (Joint Readiness Training Center).
Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka bërë të ditur se takimi me ushtarët u zhvillua menjëherë pas kthimit të saj nga SHBA. Ajo u ka uruar atyre rrugë të mbarë dhe suksese në misionin e tyre trajnues.
“Me të arritur nga SHBA, i urova rrugë të mbarë e suksese kontigjentit prej 152 ushtarëve të FSK-së që po udhëtonin për SHBA për programin e trajnimit JRTC,” ka shkruar Osmani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.