×
  • Lajme
  • Lajme

    161 specialistë të rinj nënshkruajnë kontratë në ShSKUK – Zemaj: Besoj në punën e tyre

    Reporteri
    12 Shkurt 2021 | 17:05

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se nga sot mbi 161 specialistë të lëmive të ndryshme mjekësore filluan nënshkrimin e kontratave të punës për të nisur punën në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe në njësitë e saj.


    Zemaj tha se beson në punën dhe profesionalizimin e tyre.

    “Sapo takova grupin e parë të tyre, të cilët pas shumë viteve të pritjes dhe anatenimit të padrejtë nënshkruan kontratat e punës. Me krenari e them se me punësimin e këtyre specialistëve të fushave të ndryshme mjekësore, asnjë mjek specialist në Republikën e Kosovës nuk është i papunë”, shkroi Zemaj në Facebook.

    Unë besoj në punën dhe profesionalizmin e tyre, ashtu sikur do të besojnë edhe qytetarët e vendit tonë, të cilëve do t’u ofrojnë shërbime shëndetësore.

    Ai po ashtu tha se po e përmbushin një obligim madhor që kanë ndaj vendit.

    “Si Qeveri Hoti, sot po e përmbushim edhe një obligim madhor që e kemi ndaj vendit dhe profesionistëve tanë shëndetësor, siç i kemi përmbushur edhe shumë të tjera përgjatë këtyre muajve, bashkë. Urime ju priftë e mbara. Shëndetësia jonë dhe Republika e Kosovës është me fat që ju ka!Urime ju priftë e mbara”, tha Zemaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!