×
  • Lajme
  • Lajme

    17 pacientë me coronavirus në Pejë në gjendje të rëndë, 28 punëtorë shëndetësorë të infektuar

    Reporteri
    20 Nëntor 2020 | 9:28

    Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë duke u trajtuar 130 pacientë me COVID-19, prej tyre 17 janë në gjendje më të rëndë, ndërsa nga personeli shëndetësor janë infektuar 28 mjek, infermierë dhe të shërbimit teknik.


    Përmes raportit 24 orësh të Spitalit, bëhet e ditur të premten se janë shëruar edhe 10 pacientë, shkruan Reporteri.net.

    “130 pacientë  janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me COVID-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: Tri pacientë janë në respirator, 105 pacientë janë në oksigjeno terapi ndërsa nga këta 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë. Nga Personeli i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë aktualisht janë 28 të infektuar me COVID-19 dhe atë 10 mjek, 10 infermierë dhe tetë punëtor të shërbimit teknik. 10 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit me COVID-19”, thuhet në njoftim.

    Tutje në njoftim bëhet e ditur se 211 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë dhe nga këta 30 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!