I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar pas rasteve të fundit dhe viktimave të shënuar nga COVID-19 në Kosovë.
Ahmeti thotë se shifra e të vdekurve sot nga koronavirusi është bilanc lufte, ndërsa ka kërkuar nga qeveria dhe opozita që të kthjellen. Ai thotë se ky është bilanc lufte.
“Numri i viktimave ende po diskutohet si hendikep për VV për zgjedhje lokale. Nuk është çështje fushate më. Ky është bilanc lufte. Gjendja e jashtëzakonshme duhet të trajtohet si e tillë. 18 viktima nuk është statistikë. Qeveri e opozitë – kthjelluni!”.
Ndryshe në 24 orët e fundit u shënuan mbi 1mijë e 800 raste, ndërsa vdiqën 18 persona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.