×
  • Lajme
  • Lajme

    19-vjeçari nga Podujeva gjuan me armë zjarri, kapet nga policia

    Reporteri
    15 Prill 2021 | 16:48

    Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor të Podujevës, sot kanë shoqëruar një person për një rast gjuajtje me armë që ka ndodhë me datën 04.04.2021 në fshatin Sfeqël të Podujevës.


    Lajmin për Gazetën Online “Reporteri.net”, e ka konfirmuar zëdhënësja e PK-së për rajonin e Prishtinës.

    “Personit të dyshuar: -R.T, mashkull 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestroj: -një armë me gas të tipit Zoraki. Ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, tha ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!