×
  • Lajme
  • Lajme

    Ministri i Brendshëm paralajmëron masa ligjore për këdo që shpërndan lajme të rreme

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 17:00

    Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Kosovës, Agim Veliu po paralajmëron masa ligjore ndaj të gjithë atyre personave që shpërndajnë lajme të rrejshme në kohën kur Kosova po e lufton pandeminë covid-19, apo siç njihet ndryshe koronavirusin.


    Veliu thotë se të gjithë propaganduesit e dezinformuesit do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë i Veliut:

    Qytetarë të nderuar, KUJDES!!!

    Në këto ditë që po kalon shteti ynë dhe bota në përgjithësi, në luftën kundër pandemisë COVID-19, persona të papërgjegjshëm, me qëllim, janë duke propaganduar dhe dezinformuar me lajme të rreme dhe të orkestruara, duke u munduar të shkaktojnë panik në popullatë.

    U bëjë thirrje të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, që t’i verifikojnë të gjitha lajmet që i lexojnë, dhe mos të bien pre e këtyre dezinformatave dhe propagandës.

    Ndërsa PROPAGANDUESIT dhe DEZINFORMUESIT i paralajmërojmë se, institucionet e sigurisë janë duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe se ata do të identifikohen, dhe do të përgjigjen para ligjit për veprimet e tyre.

    https://www.facebook.com/AgimVeliu/posts/1596079107205771?__xts__%5B0%5D=68.ARDMrIla7i_zHxg0sedCUjHUN9ycsnhRFdGXJI6LjR9G96zUOn4sidFX8qq3bYQid5_l8JK6oWMFNqcvoazBCF5znu3LgxFUL21hwtv8stTzYelthiBmyqufIGExSuwFsuBV3sxgf07w5IhDaS21zQr6cyhIyKHFQUUG73hcC0z6yubmXiIhS2BLOw2fYqOF_d3_KWJv31u3Ral_9bgSrziAsilARaOBVLlDMB2hYA3zZGV-AqCHeIH8J1UzDAoelAqMG7vm5D20ip_8CCBCNbeefSJG37_L4RWLtY9vartSKpPz0IazRdP-cyqt1cxuL4U_LDh1CFWUOKfsy87TYw&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!