×
  • Lajme
  • Lajme

    20 vite më parë Milosheviçi pranoi kapitulimin

    Reporteri
    03 Qershor 2019 | 9:24

    Më 3 qershor të vitit 1999 aviacioni i NATO-s ka bërë mbi 20 sulme ndaj forcave serbe në Kosovë, duke shkrepur rreth 200 projektile.


    Televizioni shtetëror serb përkujton se cak i veçantë ka qenë rrethina e Prizrenit: fabrika e barnave “Farmakos”, rrëza e malit Pashtrik dhe bregu i djathtë i lumit Drin.

    Në pesë sulme është bombarduar vendbanimi Markoviçi afër Kurshumlisë, në sulmin më të ashpër që nga fillimi i fushatës.

    Për herë të katër është bombarduar ura mbi lumin Jasenice në hekurudhën Velika Pllanë-Beograd-Nish afër Velika Pllanës.

    Në të njëjtën kohë me dy projektile është gjuajtur edhe ura hekurudhore mbi Jasenicë në hekurudhën Velika Pllanë-Beograd, Është bombarduar edhe depoja e ndërmarrjes “Naftaplin: mes Klajiçevës e Çnoples.

    Kryetari i RF të Jugosllavisë Slobodan Milosevic ka pranuar planin e paqes të cilin në Beograd e kanë sjellë ndërmjetësuesit Martti Ahtisaari e Viktor Çernomirdon.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!