21-vjeçare që ka rënë nga kati i tretë i një hoteli në Pejë është në gjendje të rëndë. Për gjendjen e saj, ka dhënë detaje shefi i Intensives në QKUK, Shaqir Uka, i cili tha se 21-vjeçarja ka marrë lëndime serioze në disa pjesë të trupit.
“Ajo ka ardhur sot në orët e hershme të mëngjesit. Është në gjendje të rëndë, ka marrë lëndime serioze në boshtin kurrizor dhe në gjoks. Po ashtu ka lëndime edhe në kokë”, tha Uka për Express.
Po ashtu ai tha se ajo është duke u trajtuar me të gjitha terapitë e nevojshme.
“Ajo është duke u mjekuar me të gjitha terapitë e nevojshme, jemi duke e përcjellur gjendjen e saj”, tha Uka.
Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në rajonin e Pejës, të cilët thanë se për rastin janë intervisutar 3 persona në cilësinë e dëshmitarit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.