×
  • Lajme
  • Lajme

    Arben Ahmeti tregon pse pikërisht numri i parafundit cakton kur të dilni

    Reporteri
    13 Prill 2020 | 23:22

    Nga e mërkura qytetarët do të kenë drejtë lëvizje vetëm 90 minuta brenda ditës, për të parandaluar përhapjen e coronavirusit.


    Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim që qytetarët të lëvizin me orare në bazë të numrit të parafundit të letërnjoftimit (numrit personal).

    Gazetari Arben Ahmeti ka treguar pse pikërisht numri i parafundit cakton daljen e qytetarëve.

    Postimi i tij:

    Numri i parafundit personal eshte i shperndare ne menyre te barabarte tek te gjithe qytetaret. Logjika e vendimit eshte 1/10 e qytetareve te kene mundesi te dalin jashte ne te njejten kohe. Kesisoj pamundesohet qe te kete koncentrim te daljes ne oret e PIK.
    Sidoqofte, edhe gjate kohes qe u lejohet te dilni ju duhet ta arsyetoni daljen me nevojat esenciale sic jane blerjet ne markete, farmaci ose furra. Pra nuk lejohet te dilni per shetitje. Me te drejte shume qytetare po pyesin per nevoja te vecanta qe nuk plotesohen brenda nje ore e gjysme. Qellimi eshte qe te mos dilni pos per nevojat e lartcekura.
    Praktikisht vendimi eshte i mire.
    Politikisht dhe juridikisht eshte per keqardhje.

    https://www.facebook.com/arben.ahmeti.370/posts/10157303949836089

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!