Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj-Berisha, në një konferencë për medie ka thënë se gjendja e pacientëve të prekur me coronavirus që janë të shtrirë në Klinikën Infektive në përgjithësi është stabile, përveç 3 pacientëve.
“39 raste janë në gjendje stabile, 12 janë me oksigjenoterapi por në gjendje stabile, 3 raste janë në mjekim intensiv, 2 prej tyre të intubuar dhe 1 me oksigjenoterarpi, por në gjendje stabile”, ka thënë ajo, shkruan Reporteri.net.
Ajo ka thënë se 5 infermiere janë të prekura me coronavirus.
“5 infermiere janë të prekura me covid, 2 janë shëruar, 1 është drejt shërimit, presim edhe mostrën e dytë, dhe 2 janë në gjendje stabile”, ka deklaruar ajo. /Reporteri.net/.