×
  • Lajme
  • Lajme

    22 vjeçari i vrarë në Gjakovë dyshohet se qëlloi veten me armë, derisa po e pastronte

    Reporteri
    24 Prill 2020 | 22:35

    Ngjarja që ka ndodhur sonte në fshatin Nec të Gjakovës, ku mbeti i vdekur një 22 vjeçar, po dyshohet të jetë vetëvrasje aksidentale.


    Një 22 vjeçar nga Gjakova po dyshohet se u vetëvra aksidentalisht, sonte në fshatin Nec të kësaj komune, shkruan Reporteri.net. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50.

    Rastin për Gazetën Online ‘Reporteri.net’ e ka konfirmuar stacioni policor në Gjakovë.

    Dy dëshmitarë që thonë se panë rastin, siç mëson Gazeta Online ‘Reporteri.net’, kanë pohuar se ngjarja ndodhi aksidentalisht.

    Reporteri.net mëson se, dyshohet se, i riu me iniciale D.Gj., ishte duke pastruar armen, në momentin kur pa dashje e shkrepi në drejtim të vetes.

    “Viktima ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes”, ka deklaruar për Reporterin, Nusret Gjurkaj, nga Policia e Gjakovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!